Drejtori i Menzës së Studentëve pritet të emërohet si Ministër i ri i Inovacionit

Diskutimeve të shumta sa i përket pasardhësit të Besim Beqajt, në krye të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, i janë shtuar edhe zëra që së shpejti priten të konfirmohen zyrtarisht.

Sipas burimeve për të cilat raportuam gjatë ditës, Ministër i ri i Inovacionit pritet të emërohet Fahri Osmani, që është pjesë e PDK-së në Podujevë. Z.Osmani aktualisht është përgjegjës i Menzës së Studentëve në Prishtinë.