Drejtori i ri i Policisë në Prizren, Faton Alija, vizitë komunës së Dragashit dhe Ushtrisë së Kosovës

Gjatë ditës së sotme, drejtori DRP-së në Prizren, Faton Alija, së bashku me stafin e tij ka vizituar Komunën e Dragashit, respektivisht ka realizuar një takim me kryetarin e Komunës ,Shaban Shabani, komandantin e Policisë në Dragash dhe përgjegjës të Policisë Kufitare.

Në këtë takim është diskutuar çështja e sigurisë e cila është vlerësuar e qetë dhe stabile si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në ketë zonë. Gjatë bashkëbisedimit është vlerësuar zhvillimi i aktiviteteve ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Komunën e Dragashit.  Kryetari i Komunës, Shaban Shabani, ka informuar për aktivitetet e Komunës dhe masat që janë ndërmarrë për pritjen e mërgimtarëve gjatë sezonës së pushimeve verore.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme drejtori Rajonal ka vizituar edhe Njësinë e Deminimit në Kazermën e Ushtrisë së Kosovës në Prizren, ku është mirëpritur nga ,major Gëzim Sada.

Takimet e sotme ishin të karakterit  bashkëpunues ndërmjet institucioneve për të ngritur dhe ofruar shërbime efikase ndaj qytetarëve të Rajonit të Prizrenit, njofton Zyra për Informim e DRP- Prizren.