IKSHP-ja ka njoftuar se sot në mëngjes ka përfunduar testimi i 24 pacientëve të dyshimtë me COVI-19.
IKSHP ka njoftuar se pacineti që ka rezultuar pozitiv dhe që është nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit.
Drejtori i Shëndetësisë në Prizren Visar Shehu në një postim në Facebook ka njoftuar se personi në fjalë ka ardhur në Kosovë para 14 ditësh.
Personi ne fjale ka qene i vetë izoluar qe nga dita e pare e ardhjes, nuk ka pasur simptoma deri ne ditën e 12 te vet izolimit por fatkeqësisht simptomat u janë shfaqur ne ditën e 12 dhe tanimë pas testimit ka rezultuar pozitiv.
Andaj kjo nuk lejon hapësirë për panik apo për përhapje të Virusit meqenëse personi i dyshuar ka qenë në vete izolim.
Ky është njoftimi i Drejtrit të Shëndetësisë Visar Shehu:
Sapo morren informacionin per dy persona te infektuar me virusin COVID-19 ku njeri nga ta eshte nga Komuna e Prizrenit.
Personi ne fjale eshte infektuar jashte shtetit i cili ka ardhur ne Kosove para 14 ditesh.
Personi ne fjale ka qene i vetizoluar qe nga dita e pare e ardhjes, nuk ka patur simptoma deri ne diten e 12 te vetizolimit por fatkeqesisht simptomet u jane shfaqur ne diten e 12 dhe tanime pas testimit ka rezultuar pozitiv.