Drejtori i shkarkuar: ”Jam shkarkuar pasi nuk kam rënë pre e presioneve dhe kërkesave të jashtëligjshme nga Haskuka dhe klani që e rrethon atë”

Kryetar i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka njoftuar që ka marrë vendim për shkarkimin e Drejtorit të Drejtorisë komunale të Arsimit, Gani Gërmizaj.

Drejtori tashmë i shkarkuar i cili vjen nga partneri i koalicionit lokal, Nisma Socialdemokrate, menjëherë ka reaguar ndaj këtij vendimi të Kryetarit Haskuka.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Drejtorit të shkarkuar:

” Të nderuar qytetarë,
Përmes rrjeteve sociale u njoftova që kryetari i Komunës ka marrë nje qëndrim lidhur me punën time si drejtor i DKA-së.
Ndihem i obliguar të njoftoj se i gjithë angazhimi im në udheheqjen e arsimit në Prizren ka qenë në përputhje me ligjet dhe udhëzimet administrative, prandaj arsyetimi i z. Haskuka nuk qëndron, por e verteta është se që nga dita e parë kur e kam marrë këtë detyrë jam përpjekur ti evitoj dobësitë në sistemin arsimorë në Prizren.
Konkursi i fundit është në përputhje me ligjin e arsimit parauniversitar, udhëzimet administrative si dhe ligjin e punë dhe lidhur me dilemat që janë shfaqur kohë pas kohe gjatë procesit të konkursit, unë kam kërkuar opinion nga MASHT-ti dhe MPMS, të cilat më kanë dhënë të drejtë në vazhdimin e procesit të konkursit.
Një gjë është e vërtetë dhe për të cilën ju siguroj se unë nuk kam rënë pre e presioneve dhe kërkesave të jashtëligjshme lidhur me konkursin nga Mytaher Haskuka dhe klani që e rrethon atë, prandaj me shumë ndershmëri jam munduar ti shërbej mbarëvajtjes së konkursit, me qëllimin më të mirë që fillimi i vitit shkollor të filloj mirë e mbarë, ku për fatin e keq Mytaher Haskuka dhe klani i tij as që e kanë idenë se procesi mësimor fillon pa 70 punëtorë të arsimit.
Si drejtor i përgjegjshëm i DKA-së në Prizren kam pasur mendim ndryshe nga z. Haskuka , i cili për afër 1 vit jashtë ligjshem i mbanë 5 drejtorë të shkollave si dhe nuk jam pajtuar që pjesë e komisioneve përzgjedhëse të jenë mbetjet e klanit pronto të cilët janë të denuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe shumë tjerë të cilët janë nëpër procese gjyqësore, e që për fatin e keq për të parin e Prizrenit nuk paraqesin ndonjë problem.
Në fund i falenderoj të gjithë anëtarët e komisioneve, punëtorët e DKA-së të cilët kanë bërë punë të jashtëzakonshme për fillimin e procesit mësimor si dhe jam shumë mirënjohës NISMES Socialdemokrate e cila më ka besuar këtë përgjegjësi të cilën e kam kryer me nder deri ditën e sotme. Jam i bindur se pas dy vitesh do e vazhdojmë punën aty ku po e lëmë. ”

/lajme365/