Drejtori i spitalit në Gjilan jep detaje për vdekjen e 32 vjeçares pas lindjes

Një grua 32 vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin e Gjilanit, pasi lindjes së foshnjës së saj.

Komplikimet për 32-vjeçare kishin nisur pas lindjes e cila më pas është nisur për në Prishtinë.

Lajmin për vdekje e 32 vjeçares e ka bërë të ditur për Insajderin, drejtori i spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu

“Mund të ju konfirmoj se mbrëmë fatkeqësisht ka ndërruar jetë një grua pas lindjes së foshnjës në spitalin e Gjilanit me pas gruaja është nisur për Prishtinë, por më shumë nuk mund të jap detaje pa raportin e kolegjiumit profesional” ka thënë Hajrullahu.

Sipas tij familja nuk ka pranuar dërgimin e pacientes në mjekësin ligjore, kështu që ka mbetur të mblidhen mjekët për ta parë shkakun prej të cilës ka ndërruar jetë pacientja.

“Ka mbetur që kolegjiumi profesional të mblidhet së bashku me mjekët e repartit për ta shqyrtuar komplet rasti, për arsyet e mundshme të komplikimeve për të cilat ka vdekur pacientja. Pasi që familja nuk ka pranuar që trupi i pacientes të dërgohet në mjekësi ligjore ” ka thënë Hajrullahu për Insajderin.

Hajrullahu ka thënë se pas marrjes së raportit nesër do të dalin me një konkluzion më të detajuar.