Drenasi shqyrton ndryshimin e stemës komunale

Në mbledhjen e rradhës së Kuvendit të Komunës së Drenasit e cila do të mbahet të enjten, më 30 maj, anëtarët e Kuvendit në agjendë do të kenë propozimin për ndryshimin e stemës dhe vulës së Komunës së Drenasit.

Në këtë takim gjithashtu do të diskutohet edhe për ridestinim të mjeteve, formimin e këshillit drejtues për Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”.