Drenicë, e dyshuara femër sulmon fizikisht një djalë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Drenicë, respektivisht në Komunë e Drenasit.

Atje kësaj here cak i sulmit nuk ka qenë një femër siç ka ndodhur kohët e fundit në Kosovë. muskujt kësaj here ka treguar një femër, e cila madje raportohet të ketë rrahur një djalë.

Për këtë akt vajza edhe është arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës.

“Gllogoc, 02.07.2020-16:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit vajza është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.

“Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, përfundon njoftimi.