Dreshaj: Dy të infektuar me COVID-19 kanë vdekur sot në Infektivë

Dy viktima janë regjistruar sot në Klinikën Infektive në QKUK për shkak të COVID-19, raporton Gazeta Express.

Kështu ka bërë të ditur infektologu dhe deputeti i AAK’së, Shemsedin Dreshaj.

Dreshaj në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi ku po raporton ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka ngritur shqetësimet e punëtorëve shëndetësorë dhe pakënaqësitë për pagat e ulëta.

Ai ka thënë se të gjithë duhet të jenë të përkushtuar maksimalisht në punën me pacientët.

“Unë mendoj që ne duhet të bëjmë atë që mund të bëjmë. Ajo që mund të bëjmë është që të jemi të përkushtuar maksimalisht për punën dhe pacientin dhe të mos e mendojnë pas përmbylljes së orarit të punës të mendojmë për një punë shtesë. Nuk ka opozitë në raport me menaxhimin e pandemisë. Ka disa shqetësime që duhet t’i ngrisim dhe të jemi në nivelin e rekomandimeve. Të gjitha vendet e rajonit kanë qenë me pandemi me omicron një muaj para neve. Nuk ndalen infeksionet rrespiratore në kufi as me polica as me masa. Tri ditët e fundit i kemi 4 të vdekur, sot janë dy, pardje kanë qenë dy”, ka deklaruar ai.