Drita tregon fuqinë përballë gjigantit holandez Feyenoord – kualifikimi vendoset në Roterdam

Nënkampioni i Kosovës ka arritur ta ndal gjigantin holandez, duke barazuar pa gola 0-0, shkruan Gazeta Olle.

Paraqitje e bardhekaltërve ishte shumë bindëse, duke mos shfaqur frikë për asnjë moment ndaj skuadrës së madhe holandezez.

Edhe gjatë pjesës së parë Drita u tregua “arrë” e fortë për kundërshtarin, duke mos i lënë hapësira aspak.

Ndihmesë e madhe për gjilanasit ishin edhe “Intelektualët”, të cilët nuk u ndalë për 90-të minuta në përkrahje të skuadrës.

Tashmë fituesi do të vendoset në ndeshjen kthyese në Holandë. /Gazeta Olle/