Driton Kuka ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për suksesin e arritur të xhudisteve kosovare në Kampionatin Botëror të Xhudos të mbajtur në Japoni
Kosova arriti që t’i fitojë 3 medalje të bronzta dhe kështu u radhit në top pesë shtetet që fituan më së shumti medalje, shkruan Reporteri.net
Ky është postimi i Driton Kukës:
“147 shtete pjesëmarrêse në Kampionatin Botëror në Tokio që përfundoi sot!
“Një statistikë interesante me numër të medaljeve gjithsejt tri të fituara Kosova është në Top 5 ekipet e kësaj gare!
“Në njē Sport Olimpik një rezultat të tillë do të jetë vështirë të përsëritet ndonjëherë.
Japonia 15 medalje
Franca. 5 medalje
Holanda 4 medalje
Rusia 3 medalje
Kosova 3 medalje
E kështu me radhë 142 shtetet tjera 🇽🇰🇦🇱💪
Foto e huazuar nga Ambasada Franceze që uroj suksesin tonë!”.
