Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, gjatë vitit të kaluar ka korrë sukese të mëdha.

Ajo solli albumin e ri dhe njëherësh të dytin me radhë të titulluar “Future Nostalgia”, i cili u mirëprit dhe e bëri të renditet në vend të parë.

Megjithatë, 25 vjeçarja ka nisur vitin 2021 me një fotosesion të realizuar për revistën ‘Vogue’ të Britanisë.

Ylli me origjinë nga Kosova ka mahnitur me stilin e ri të flokëve, ndërsa është shfaqur në kopertinë të revistës për muajin janar.

Kjo është bërë e ditur nga vet Lipa, e cila ka ndarë disa postime në rrjete sociale dhe ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që ndihmuan në këtë.

“Duke filluar vitin 2021 si një kameleon i vërtetë që jam. Faleminderit Edward Enninful. Unë kurrë nuk do ta harroj të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë karrierës time dhe që më dhuruat kopertinën time të dytë për ‘British Vogue’. Kjo ishte një ëndërr e tillë që u bë realitet dhe ndihem me fat që kam punuar me disa legjenda të vërteta në këtë”, ka thënë ajo.

Dua si asnjëherë tjetër shfaqet me flokë të shkurtra të bardha, e me një fustan të zi shkëlqyes, duke dëshmuar që vazhdon të jetë në top-formë. /Telegrafi/