Duelet e barazhit për Superligën 2019/20

Sot në zyret e FFK-së janë përcaktuar terminet për duelet e barazhit që do të përcaktojnë ekipet e fundit pjesëmarrëse në Superligë për sezonin 2019/20.

Kështu, të premten më 31 maj me fillim në ora 16:00 në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës, luajnë Gjilani – Besa, ndërsa në të njëjtin stadium të shtunën më 1 qershor takohen Trepça’89 – Vëllaznimi.

Duelet janë përcaktuese, pra ekipi që arrin fitoren do të jetë pjesë e Superligës, ndërsa humbësi në Ligë të Parë për sezonin tjetër.

Ndeshjet luhen nga 90 minuta dhe në rast të barazimit shkohet në vazhdime e sipas nevojës shutohen edhe penalltitë. (nga TopSporti.com)