Dushi: Në sistemin e drejtësisë ka probleme serioze

Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se është obligim i secilës qeveri të marrë veprime konkrete që e përmirësojnë gjendjen në sistemin e drejtësisë. Sipas tij në sistemin e drejtësisë ka probleme serioze.

“Nëse 90 për qind e rasteve të të dyshuarve për korrupsion përfundojnë me aktgjykime liruese, kjo flet se sistemi i drejtësisë ka probleme serioze”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Dushi kërkoi që të krijohet një polici gjyqësore, ky sektor, tha ai, ka nevojë për rishikim të drejtësisë.

“Duhet të krijojmë një bazë të mirë që do të evitonte lidhjet e prokurorëve dhe të gjygjtarëve me politikën. Qytetarët do të zhgënjehen me mënyrën si po e trajtojmë sonte sektorin e drejtësisë”, tha ai dhe shtoi se llogaridhënia duhet të krijohet si mekanizëm i pakapërcyeshëm. /RTK/