Dy anëtarë kërkuan dorëheqjen e kryesisë së PDK-së

Anëtari i Këshillit Drejtuestë Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj ka bërë të ditur së në mbledhjen që ka mbajtur PDK sonte, ka kërkuar që të dorëhiqet Kryesia e partisë.

Çalaj tha se kërkesa e tij nuk është hedhur në votim, pasi që sipas tij kanë ndodhur disa manipulime.

“U diskutua për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kërkuam të dorëhiqet kryesia e PDK-së, pasi kishte manipulime. Nuk u konstatua kuorumi, kryesia nuk ka të drejtë të votojë vetveten, kërkova të votohet në fshehtësi por nuk ndodhi”, tha Çalaj para mediave.

Pas Çalajt, para mediave u deklarua edhe kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili tha se vetëm Lirak Çalaj dhe Xhevahire Izmaku kanë kërkuar dorëheqjen e kryesisë.

Mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së ka zgjatur rreth pesë orë.