Dy banesa përfshihen nga zjarri në Prishtinë

Në orët e pasdites në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë dy banesa janë përfshirë nga zjarri, raporton EkonomiaOnline.Në vendngjarje ka dalur Policia dhe zjarrfikësit, të cilët janë marr me rastin në fjalë

“Diku ka 15:40 minuta e kemi marrë lajmin se është djegur një banesë, kemi dalur në vendin e ngjarjes,kanë qenë në pyetje orët e rrymës komplet në flakë. Të lënduar kam parë që njërit i është ofruar ndihmën e parë për të tjerët nuk kam të dhëna, por është rastësi që afër 20m, ka ndodhur një rast tjetër një banesë,ku ka qenë po ashtu ora e rrymës në pyetje. Tymi ka shkuar në banesa, fëmijët kane dalur në ballkone për tu freskuar. Nuk është rrezik për të qëndruar këtu”, tha ai.

Komandanti i brigadës së zjarrfikësve të Prishtinës, Latif Zeka, ka thënë se shkak i zjarrit ka qenë rryma.

Sipas tij, të lënduar ka vetëm një person për të cilin tha se ka parë duke i dhënë ndihmën e parë.

“Kanë qenë orët e rrymës në flakë komplet. I kemi fikë, të lënduar nuk ka vetëm një e kam pa duke i dhënë ndihmë e parë. Kjo nuk ka qenë banesa e vetme në zjarr. 20 metra më tutje një banesë tjetër ka qenë në zjarr, për shkakun e njëjtë, por Zeka thotë se kjo ka qenë rastësi”, tha ai.

Sipas tij, nuk ka rrezik për banesat e tjera.