Dita e sotme ka shënuar 20 vjetorin çlirimit të Kosovës nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Përvjetori i çlirimit të Kosovës është shënuar me ceremoni të shumta të cilat janë zhvilluar gjatë gjithë ditës.
Për nder të kësaj dite të veçantë të Kosovës, atë e kanë vizituar dy nga njerëzit më të veçantë të historisë së saj.

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klonton ka qëndruar gjatë ditës në Kosovë. Presidenti Klinton u nderua me çmimin “Urdhëri i Lirisë”.

Krahas Presidentit Klinton, për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit, në Kosovë qëndroi edhe ish Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright.

Me këtë rast, në Kryeqytetin e Kosovës u përurua edhe busti i ish Sekretares, Medelenie Albright.

Në Komandën e KFOR-it gjithashtu u zhvillua ceremoni ushtarake për nder të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të saj në Kosovë.
