Dy deputetë të Vetëvendosjes në Kuvend gabojnë gjatë leximit (Video)

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani dhe Jahja Kokaj, mezi kanë lexuar fjalimet e tyre në seancën që është mbajtur sot në lidhje me dialogun me Serbinë.

Në fjalën e tyre dy deputetë të Vetëvendosjes kanë pasur probleme në lexim dhe mezi i kanë dalë në fund fjalimeve të tyre, të cilat i kanë pasur të shkruar në letër.

Deputetja më e re e Kuvendit që vjen nga partia e Albin Kurtit, Fjolla Ujkani gaboi disa herë gjatë leximit të fjalimit.

Njëjti veproi edhe bashkë-partiaku i saj, i cili është deputeti më i vjetër në Kuvend, Jahja Kokaj./kp