Dy drejtorë komunalë “ikin” nga NISMA në Prizren

NISMA Socialdemokrate gjatë javë së shkuar kishte marrë vendim për largim nga koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Prizrenit.

Shkak për këtë vendim të Nismës ishte bërë shkarkimi i Drejtorit për Arsim në këtë komunë, Gani Gërmizaj, nga ana e Kryetarit Mytaher Haskuka.

Megjithatë, dy drejtorët tjerë të Komunës së Prizrenit nga rradhët e NISMA Socialdemokrate po vazhdojnë të ushtrojnë detyrat e tyre në cilësi të Drejtorit të Administratës, përkatësisht Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport.

Kja ka bërë që dega e kësaj partie në Prizren të dalë me një reagim përmes së cilës ky subjekt rithekson vendimin e saj për t’i dhënë fund bashkëqeverisjes në Prizren dhe përcaktimin e saj për të vepruar si opozitë konstruktive.

“Siç e dini NISMA në Prizren javën e kaluar i ka dhënë fund bashkëqeverisjes në qytetin e Prizrenit, dhe është përcaktuar që të veprojë si opozitë konstruktive përballë një qeverie të minorancës, e cila tashmë po dëshmohet se është fatkeqësia më e madhe e qytetit tonë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të NISMA Socialdemokrate në Prizren.

Vendimin e Drejtorit të Administratës, Osman Osmani dhe të Drejtorit të Kulturës, Ehat Oreshka për të vazhduar ushtrimin e detyrave të tyre, përkundër vendimit të partisë për largim nga koalicioni, NISMA e ka quajtuar hipokrizi dhe veprim prej adoleshenti.

“Hipokrizia e Osman Hajdarit dhe Ehat Oreshkës se do të vazhdojnë angazhimet e tyre për shkak të gjoja disa projekteve, në qeverisjen e infantilit politik, tregon adoleshencën e radhës dhe nuk është në përputhje me përcaktimin tonë politik, që ne dhe e keqja ti kenë rrugët e ndara”, thuhet ndër të tjera në reagimin nga NISMA.

Ky është njoftimi i plotë nga NISMA Socialdemokrate, dega në Prizren.