Dy ish-pjesëtarë të UÇK-së nga Prizreni, të ftuarit e fundit nga Specialja

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se deri tash nga Gjykata Speciale kanë ardhur mbi 70 ftesa për intervistim. Vetëm dy-tri ditët e fundit, siç ka bërë të ditur ai, nga Specialja kanë marrë ftesë edhe dy ish-pjesëtarë të UÇK-së. “Janë dy ftesa të reja që kanë ardhur para 3-4 ditësh në Prizren. Njëri është Avdi Ibrahimi dhe tjetri nuk ka dashur ta zbulojë emrin. Por dy ftesa deri tash kanë mbërritur”, ka deklaruar ai.

Gucati ka thënë se ende nuk dihet saktë se kur do të shkojnë për intervistim dy të ftuarit e fundit të Speciales. “Datat ende nuk janë caktuar për udhëtim, por të ftuar janë për Gjykatë Speciale. Pritet të shkojnë shumë shpejt”, ka shtuar Gucati.

/ZËRI, link: https://zeri.info/aktuale/277025/dy-ish-pjesetare-te-uck-se-nga-prizreni-te-ftuarit-e-fundit-nga-specialja//