Dy ministra i mbijetojnë tentativës për atentat

Dy ministra jemenas sot i mbijetuan tentativës për atentat në provincën jugore Shabwah të Jemenit, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e sigurisë arrestuan dy persona për tentimin për të vendosur një pajisje shpërthyese pranë vendbanimit të ministrit të Brendshëm, Ahmed al-Maisari dhe ministrit të Transportit, Saleh al-Jabwani, në kryeqytetin krahinor, Ateq, tha burimi, bënë të ditur zyrtarë lokalë.

Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për tentimin për atentat.

Të dy ministrat javën e kaluar mbërritën në provincën për t’u takuar me zyrtarët lokalë.

Të shtunën, al-Maisari kritikoi Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), anëtare e koalicionit të udhëhequr nga sauditë që luftojnë rebelët Houthi, gjatë një takimi me zyrtarët lokalë në Ateq.

Tensioni midis qeverisë jemenase të mbështetur nga sauditët dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë rritur në mes të akuzave ndaj Abu Dhabi për mbështetje të separatistëve në Jemenin jugor

Në gusht, dhjetëra persona u vranë në përleshjet midis forcave jemenase dhe Forcave të Brezit të Sigurisë të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe në qytetin jugor të Adenit.

Në një përpjekje për të lehtësuar tensionet në qytetin jugor, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite tha të dielën se forcat e saj janë ripozicionuar në Aden për të qenë nën komandën e Arabisë Saudite.

Forcat e koalicionit në Aden kanë qenë nën komandën e Emirateve të Bashkuara Arabe që kur Rijadi dhe aleatët sunitë filluan fushatën masive ajrore në vitin 2015 kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani, të cilët morën pjesën më të madhe të Jemenit një vit më parë. /AA/