Dy raste me koronavirus në veriun e Kosovës, po trajtohen në Beograd

Janë konfirmuar dy raste me koronavirus në veriun e Republikës së Kosovës.

Të infektuarit janë një 43-vjeçare nga veriu i Mitrovicës dhe një 47-vjeçar nga Leshaku.

Ata janë testuar nga autoritetet shëndetësore në Beograd, të cilët edhe konfirmuan se pacientët janë pozitivë.

KP ka arritur të sigurojë dokumentin e lëshuar nga Instituti i shëndetit “Torllak” në Beograd, ku konfirmohet se këta dy persona kanë rezultuar pozitiv.

Mësohet po ashtu se gjendja shëndetësore e këtyre dy të infektuarve është e rëndë.