Dy të burgosur arratisen nga burgu i Smrekonicës

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dy të burgosur janë arratisur nga burgu ku po e vuanin dënimin.

Rasti ka ndodhur mes datave 31 gusht dhe 1 shtator gjatë orës 23:00 – 02:00.

“Raportohet se nga burgu i Smrekonicës janë arratisur dy të burgosur meshkuj K-Rom. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në njoftim.