Dy të infektuar me Coronavirus nga Malisheva të premten kishin shitur fidane në pazarin e Krushës së Madhe

Dy qytetarë nga komuna  e Malishevës kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Të njëjtit ditën e premte kishin shitur fidane të pemëve në fshatin Krushë e Madhe.

Selami Hoti, kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe ka njoftuar se IKSHP-ja ka konfirmuar se këta dy persona që kishin shitur fidane të premten në fshatin Kurshë e Madhe kanë rezultuar pozitiv pas testimeve, por të njëjti ditën e premte nuk kishin shfaqur simptoma të virusit por as nuk kanë qenë në dijeni që mund të jenë të infektuar me COVID-19.

” Andaj i lus të gjithë qytetarët që kanë blerë fidane dhe kanë patur kontakt me ta të lajmërohen në QKM Fahredin Hoti në Krushë për këshilla se si të veprojnë tutje apo të futen në vetëizolim. ” thuhet në njoftimin e Këshillit të fshatir Kurshë e Madhe./Kallxo.com/.

Ky është njoftimi nga fshati Kurshë e Madhe: 

NJOFTIM

Të dashur qytetarë Krushjan,
ju njoftoj se të Premten në Krushë, dy qytetarë nga Komuna e Malishevës kanë shitur fidane të pemëve, pas konfirmimit të Institutit të Shëndetësisë që të dy kanë dalë POZITIV në COVID -19. Andaj i lus të gjithë qytetarët që kanë blerë fidane dhe kanë patur kontakt me ta të lajmërohen në QKM Fahredin Hoti në Krushë për këshilla se si të veprojnë tutje apo të futen në vetëizolim.

Ju falemnderit
Selami Hoti
Kryetar i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe