Dy të lënduar në një aksident afër Katedrales në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur afër Katedrales “Shën Tereza”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bën të ditur se të lënduarit janë dy drejtuesit e veturave të cilat ishin të përfshira.

Sipas tij, ky aksident ka ndodhur pasi që drejtuesit nuk kanë mbajtur distancën e duhur ndërmjet automjeteve.

“Është raportuar një aksident, janë të përfshira dy automjete. Ky aksident ka ardhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës së automjeteve. Janë të lënduar lehtë dy drejtuesit e veturave”, ka thënë Hoxha.