Dy të prekur me Coronavirus nga Malisheva, brenda një dite rrezikuan shumë persona

Dy personat nga Malisheva, të cilët kanë rezultuar pozitiv me Coronvavirus  gjatë ditës së premte nuk kanë resptkuar vendimin e Qeverisë, duke u largua rnga Malisheva për në fshatin Krushë e Madhe.

Të njëjti ditën e premte nuk kishin qenë në dijeni se janë të prekur me COVID-19, por të dielen pas testimet rezultatet e tyre kanë dalur pozitiv.

Këtu fillon rreziku. 

Sot gjatë ditës Lajme365 ka raportuar se këta dy persona gjatë së premtes në fshatin Krushë e Madhe kanë shitur fidane të pemëve në pazarin e  këtij fshati ku kanë rrezikuar të takojnë shumë persona.

Dy të infektuar me Coronavirus nga Malisheva të premten kishin shitur fidane në pazarin e Krushës së Madhe

Sot gjatë ditës, Kryetari i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti ka njoftuar se të premten në Krushë, dy qytetarë nga Komuna e Malishevës kanë shitur fidane të pemëve, pas konfirmimit të Institutit të Shëndetësisë që të dy kanë dalë pozitiv me coronavirus.

Menjëher pas këtij njoftimi mbi 20 persona u paraqitën në qendërn e Mjekësisë familjare të Kurshë të Madhe.

20 persona paraqiten në QMF në Krushë, pas njoftimit se dy shitës janë infektuar me koronavirus

Por nuk përfundon këtu rreziku që këta dy persona kanë shfaqur ndajt të tejrëve duke thyer vendimin dhe duke dalur nga Malisheva.

Të njëjti me rastin e thyerjes së karantinës, janë ndaluar nga Policia dhe janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

 

Thellohet problemi: Dy malishevasit që erdhën Krushë, u mbajtën në burg në Gjakovë për 48 orë

 

Kështu ka njoftuar prokurorja kujdestare e Prokurorisë së Gjakovës, Deshire Jusaj.

Jusaj ka thënë se në stacionin policor nuk kanë pasur informacione se të dyshuarit kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Po ashtu, ajo ka thënë se këta dy persona kanë shfrytëzuar rrugë alternative për të dalë nga Malisheva, e cila është në karantinë e tëra.

“Jam njoftuar nga Policia dhe kemi kërkuar ndalim për 48 orë. Pastaj Policia e Rahovecit në bashkëpunim me atë të Malishevës janë marrë me rastin. Në fillim nuk kemi qenë në dijeni që ata dy qytetarë kanë qenë pozitivë, në fillim i kemi ndalu për 48 orë, e pastaj me rastin nuk jam marrë unë. Qytetarët e Malishevës edhe pse kanë qenë në karantinë, ata kanë shfrytëzuar rrugë të tjera për dalje. Po besoj që sigurisht mjekët kanë marrë masa për ata dhe për njerëzit që kanë pas kontakt me ata”, ka thënë Jusaj.

Ajo ka shtuar se të dyshuarit janë mbajtë në qendrën e ndalimit në stacionin e Gjakovës. Sipas prokurores qendra e ndalimit është dezinfektuar dhe është e sigurtë.

Që nga 13 marsi kur në Kosovë është shënuar rasti i parë me coronavirus, deri më sot janë shënuar 145 persona me coronavirus, 23 të shëruar dhe 3 të vdekur.