Dy të prekurit nga Vushtrria punonjës shëndetësorë punonin në klinikë private në Prishtinë

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka thënë se dy rastet e reja pozitive me Coronavirus në këtë komunë janë raste kontakti dhe janë punëtorë shëndetësorë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se rastet janë në Vushtrri dhe Pestovë.

“Që të dy janë infektuar me virus ndërsa kanë shërbyer në një institucion privat në Prishtinë. Jemi të vetëdijshëm për sakrificat e gjithsecilit nga Ju, por në këtë kohë kur kemi rritje të numrit të rasteve në gjithë vendin, bashkëpunimi ynë shpëton jetë”, ka thënë ai.

Ai tutje ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i respektojnë masat për parandalimin e shpërndarjes së Coronavirusit.