Dy të vdekur nga COVID-19, janë nga këto komuna

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë vdekur 2 pecientë të infektruar me COVID-19, duke shkuar në 1.377 numri i të vdekurve nga ky virus  në Kosovë.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç).”,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.586 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 253 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Podujevë 31 raste, Mitrovicë 23 raste, Vushtrri 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Viti 11 raste, Gjilan 10 raste, Ferizaj 8 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 3 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Prizren dhe Shtërpcë.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

“Numri total i rasteve pozitive është 53.776 raste nga 197.061 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.377 raste të vdekjes.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46.259 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.140.”, thuhet në njoftim./lajme365.com