Dy të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë vdekur 2 pecientë të infektruar me COVID-19, duke shkuar në 2.256 numri i të vdekurve nga ky virus në Kosovë.

”Rastiet e vdekjes janë nga komuna: Prizren 2.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 14 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë rastet e fundit pozitive janë nga këto komuna:

  • Pejë 4,
  • Gjlan 3, 
  • Podujevë 2,
  • Prishtinë 2,
  • Lipjan 1,
  • Vushtrri 1,
  • Rahovecë 1,

”Numri total i rasteve pozitive është 107.707 raste nga 662.871 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.256 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 6 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.280 raste, kurse numri i rasteve aktive është 171.”,thuhet në njoftim.

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të vaksinuar me dozën e dytë janë 25.158 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës./lajme365.com