Dy turiste raportohet të jenë zhdukur në Bjeshkët e Nemuna

Dy turiste të huaja, njëra gjermane dhe tjetra polake, raportohet të jenë zhdukur në Bjeshkët e Nemuna, në trekëndëshin e kufirit Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi.

Bëhet e ditur se dy turistet kanë hyrë në Mal të Zi përmes Shqipërisë në vendkalimin kufitar në Vermosh me veturën e tyre më 13 gusht.

Makina e tyre është gjetur në një parking në komunën e Plavës.

Autoritetet u kanë bërë thirje qytetarëve të cilët kanë çfarëdo informate mbi turistet në fjalë, që të lajmërojnë policinë

Image may contain: 1 person, closeup
Image may contain: 1 person, closeup