Dyshohen për prostitucion, policia arreston dy femra në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy femra në Çagllavicë të Prishtinës, të dyshuara për prostitucion.

Policia bën të ditur se arrestimi i tyre ka ndodhur ditën e enjte, transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar dy femra kosovare nën dyshimin se të njëjtat kanë kryer veprën e lartcekur, si prova materiale janë konfiskuar dy telefona mobil dhe 300 euro para të gatshme”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të dotur se me konsultim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/