Dyshohet për një punonjës të Spitalit të Prizrenit të jetë prekur nga COVID-19

Një punonjës i Spitalit Rajonal në Prizren dyshohet të jetë infektuar nga virusi COVID-19.

Burime të pakonfirmuara të Lajme365, bëjnë të ditur se personi i dyshuar të jetë prekur nga coronavirus tashmë është në pritje të rezultateve nga IKSHP.

Personi për të cili dyshohet të jetë prekur me COVID-19 është i gjinisë mashkullore dhe është i angahuar në cilësi të teknikut medicinal në njërin prej reparteve të Spitalit Rajonal në Prizren.

Në Komunën e Prizrenit deri dje ishin konfirmuar tri raste me coronavirus, një rast është paraqitur në Prizren dhe dy në fshatin Korishë.

Mësohen detaje të reja për rastin me COVID-19 në Prizren

Lajme365 kishte raportuar se personi i raportuar gjatë ditës së djeshme se ishte prekur nga COVID-19 ishte një burrë nga Prizreni, me profesion doganier.

Ekipet përgjegjëse menjëherë kanë filluar hulumtimin për identifikimin e rasteve të mundshme të kontaktit që mund të rrjedhojnë nga ky rast.