Dyshohet për pesë të vdekur me COVID-19 në Klinikën Infektive

Pesë persona të prekur me coronavirus dyshohet se kanë vdekur sot në Klinikën Infektive të QKUK, duke çuar nç 71 numrin e viktimave nga ky virus në Kosovë

Vdekjen e një 70-vjçari nga Mitrovica e kanë konfirmuar familjarët e viktimës, më saktësisht vajza e të ndjerit. Ndërsa, askush nga zyrtarët e shëndetësisë as nga QKUK, as nga Ministria nuk kanë konfirmuar rastet e vdekjes.

Të infektuarit dyshohet se kanë vdekur në mungesë të oksigjenit.

Klinika e Infektive që nga mëngjesi është rrethuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kurse ekipet e Mjekësisë Ligjore janë parë pranë Klinikës Infektive duke bartur katër kufoma në raste të ndara.

Ndërkohë, në këtë Klinië ka mbërri edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në njoftimin e IKSHPK-së të shtunën u raportua për tetë viktima nga coronavirusi, kurse me pesë rastet e sotme, shkon në 71 numrii i përgjithshëm të viktimave. /Telegrafi/