Dyshohet për sulm kibernetik edhe në Telekomin e Kosovës

Pas sulmit kibernetik në Ministrinë e Financave, është raportuar se ka pasur sulm kibernetik edhe në Telekomin e Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga policia.

“Sot është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e specialistëve të Policisë për hetimin e krimeve të tilla në koordinim me institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur”, thuhet në njoftimin policor.

Në anën tjetër, Vala i ka mohuar raportimet e tilla, duke i cilësuar si të pavërteta.

“Telekomi i Kosovës është sulmuar me lajme të rrejshme dhe shumë të dëmshme për biznesin tonë. Nuk jemi sulmuar e as nuk është rrezikuar as edhe një IP e vetme. E gjitha është sajuar nga ekspertë të vetëshpallur”, thuhet në njoftimin e Valës.