E çon lopën e ngordhur te kasapi për ta prerë, e kap Policia

Burime të Reporterit në Policinë Rajonale në Gjilan, kanë bërë të ditur se është ndaluar një person, i cili lopën e tij të ngordhur e kishte dërguar në fshatin Novosellë tek një kasap, me qëllimin për ta prerë dhe shitur si mish.

Për këtë rast policia ishte njoftuar nga një qytetar anonim dhe ishte vënë në aksion. Me këtë rast, policia ka arritur t’a ndalojë të dyshuarin, Selim Xhaqkaj 40 vjecar, nga fshati Hogosht i Kamenicës, i cili lopën e kishte dërguar tek kasapi, Fatbardh Bajrami.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Reporterin, duke dhënë edhe detaje për të. Sipas tyre, Policia e ka ndjekur një kamion të kuq që dyshohej se kishte një lopë të ngordhur.

“Më 14 gusht 2019, rreth orës 23:44  policia e Kosovës në Kamenicë, përmes rrugëve operative është njoftuar se në një kamionët ngjyre e kuqe me tabela vendore, dyshohet se është duke u transportuar një kafshe-Lope e ngordhur dhe është duke shkuar  në drejtim të fshatit Novoselë, komuna   Kamenicë. Patrulla policore ka arrite ta gjej lokacionin  dhe ne vend ngjarje ka takuar te dyshuarin  S. Xh. Shqiptar shtetas i Kosovës (1979) i cili dyshohet se  kishte dërguar kafshën e ngordhur (Lopën) tek personi F. B. i cili bene therjen e kafshëve”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.

Më pas, sipas tyre, Policia kishte ftuar edhe inspektorin e vetinarisë, i cili ka konstatuar se mishi i asaj lope nuk guxon të përdoret për konsum. Gjithashtu ka sygjeruar qe lopa duhet të groposet menjëherë.

Rasti është proceduar në prokurori, e cila të dyshuarin nuk e ka ndaluar në mbajtje, por e ka liruar në procedurë të rregulltë dhe ka inicuar rast për shkaktim të rrezikut të pergjithshëm./Reporteri.net