E dhimbshme: Trashëgimia mbulohet me asfallt

Kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka mbuluar me asfallt rrugën e shtruar me kubëza në rrugën që çon në Kompleksin “Trepça”, në Stantërg të Mitrovicës.

Rruga e ndërtuar në vitet 20’ta të shekullit të kaluar nga anglezët tashmë ka filluar të mbulohet me asfallt duke e trashëguar kështu në masë të madhe trashëgiminë kulturore të kësaj ane.

Image may contain: tree, car, plant, outdoor and nature

Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga institucionet kompetente për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë mbi këtë shkatërrim të kujtesës së qytetarëve të vendit.

Në dy dekadat e fundit në Kosovë janë shkatërruar me qindra objekte të trashëgimisë kulturore. Institucionet e shtetit nuk janë treguar të fuqishme për të parandaluar shkatërrimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe transmetimit të saj tek brezat e rinj.

Image may contain: tree, outdoor and nature