E djathta ekstreme në Itali protesta ndaj Qeverisë për menaxhimin e Covid-19

Përkrahësit e së djathtës ekstreme në Itali së bashku me tifozët e futbollit u tubuan dje në Romë për të protestuar menaxhimin e koronavirusit nga ana e qeverisë, protestë e cila në fund u bë e dhunshme, shkruan BBC.

Përleshjet në qendrën e kryeqytetit Romës filluan pas zënkës në mes demonstruesve.

Policia u përgjigj me top uji dhe gaz lotsjellës dhe bëri disa arrestime.

Me qindra njerëz marshuan duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë për shkak menaxhimit të krizës së koronavirusit dhe dëmeve qe i janë bërë ekonomisë dhe vendeve të punës.

Me më shumë se 33,800 të vdekur dhe 234,000 raste me koronavirus, Italia ka qenë njëra nga shtette më të prekura në botë nga kjo pandemi.

Protestuesit u mblodhën rreth zonës antike të qytetit tek Circus Maximus.

Përleshjet u ndezën gjersa njëri prej përfaqësuesve të tyre po fliste për media.

Disa demonstrues gjuajtën me shihe, gurë dhe bomba tymi drejtë policisë, gazetarëve dhe fotografëve, duke bërtitur “gazetarë, terroristë”, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.

“Jemi këtu sot që e tërë bota të kupton se në Itali, çdo kategori e punëtorëve është e shkatërruar nga një qeveri që nuk po bën asgjë për interes të italianëve”, tha një protestues.

Italia ka hyrë në fazën e fundit të lirimit të masave kufizuese, duke lejuar udhëtimin brenda rajoneve të ndryshme dhe duke hapur kufijtë me shtetet tjera.

Kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se qeveria është duke punuar drejtë përshpejtimit të pagesave sociale dhe ka premtuar “reformë serioze të taksave”.

Shitoret, kafenetë dhe restorantet janë hapur sërish, dhe vendet turistike kanë filluar të presin turistë gjate ditëve të fundit. /koha/

Tags: ,