E fundit: Kuvendi i LDK’së e aprovon kandidaturën e Isa Mustafës

Lideri aktual i LDK’së, Isa Mustafa e ka kaluar pragun për t’u bërë pjesë e garës për Shef të Partisë. Ai ka marrë besimin e më shumë se gjysmës së delegatëve për të qenë kandidat për Kryetar të Lidhjes Demokratike.

Isa Mustafa sigurt po shkon drejt kandidaturës për Shef të ri të LDK’së. 

Mustafa e ka kaluar pragun e 50+1 për qind e delegatëve për të hyrë në garën për Kryetar të Partisë.