E konfirmon këshilltari i Konjufcës: Formohen dy komisione hetimore për energjinë

Ilir Kërçeli, këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka thënë se janë formuar dy komisione hetimore për energjinë, përcjell Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata janë propozuar nga pozita dhe opozita, derisa ka shtuar se seanca vazhdon në ora 15:00.

Postimi i tij i plotë:

Pas thirrjes së kryeparlamentarit të shefave të grupeve parlamentare për konsulltime lidhje me formimin e komisionit hetimor për energjinë, është vendosur të krijohen dy komisionet hetimore edhe ai i propozuar nga opozita por edhe komisioni i propozuar nga mazhoranca.

Në ora 15:00 vazhdon seanca plenare.