E konfirmon Muhaxheri, këto 5 ministri do t’i udhëheq LDK

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se problem i vetëm mes LDK-së dhe Vetëvendosjes mbetet posti i presidentit.

Muhaxheri në RTV Dukagjini, ka thënë se VV dhe LDK janë pajtuar dhe tashmë i kanë ndarë të gjitha ministritë.

Ai ka treguar se cilat ministri do t’i marrë partia e tij pas koalicionit qeverisës që do ta formojë me LDK-në

“Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes, e Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapsinor, Arsimit dhe Bujqësisë”, ka thënë Muhaxheri.

I pyetur se a do ta marrë rajoni i Dukagjinit, Ministrinë e Mbrojtjes, ai ka buzeqeshur dhe nuk ka dhënë një përgjigje.

“Nuk është bisedu kjo punë. Duhet me mbledh Kryesinë dhe me vendos, varësisht qysh kanë me qenë ndarjet”, ka deklaruar ai.