E konfirmuar: Kandidati opozitar Imamoglu fiton zgjedhjet në Stamboll

Kandidati i koalicionit opozitar CHP-IYI Parti, Ekrem Imamoglu, ka dalë fitues i zgjedhjeve të përsëritura për Kryetar të Stambollit.

Nga 99.37% e votave të numëruara, Imamoglu ka marrë 54% të votave kundrejt kandidatit të partisë së Presidentit Erdogan AKP, Binali Yildirim, i cili ka arritur të marrë vetëm 45% të votave.

Yildirim menjëherë pas publikimit të rezultateve preliminare ka mbajtur konferencë për gazetarë ku ka uruar rivalin e tij Imamoglu për fitore në Stamboll.

Zgjedhjet e përsëritura për Kryetar të Stambollit u mbajtës sot, pas anulimit të zgjedhjeve të 31 marsit nga ana e autoriteteve zgjedhore të turke. Për dallim prej zgjedhjeve të para, ku Imamoglu kishte epërsi prej rreth 80,000 votash, në zgjedhjet e sotme epërsia në mes dy kandidatëve ka shkuar në mbi 770,000 vota.