E mbijetuara e dhunës seksuale dorëzon padi në Prokurorinë Speciale (VIDEO)

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Shyhrete Tahiri Sylejmani, në 20 vjetorin e Qendres Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ka vendosur që të dorëzoj padi në Prokurorinë Speciale për shtetin e Serbisë.

Me këtë rast ajo tha se këtë po e bën për të ndarë dhimbjen që ka në shpirt.

“Ju falënderoj për mbështetjen. Jam këtu për të ndarë dhimbjen që kam në shpirt. Unë këtu përfaqësoj të gjitha nënat, gratë që kanë përjetuar dhimbjen. Nuk është e lehtë kjo “- tha Tahiri-Sylejmani.

Vitin e kaluar kësaj padrejtësie zë i dha Vasfije Krasniqi Goodman, që e informoi tërë botën për veprat që kishin shkaktuar forcat serbe.

Shyhretja është me prejardhje nga Gjilani, por jeton në Kanada.