E rëndë: 38 vjeçarja nga Prizreni kryen vetëvrasje, vjehrra e gjeti të varur në kulm

Një grua është gjetur e varur në kulmin e shtëpisë të premten e 1 nëntorit në Prizren.

Rasti është raportuar në polici nga vjehrra e viktimës, teksa rasti ka ndodhur në fshatin Kushnin të Prizrenit.

Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin, ndërsa kanë thënë se në vendin e ngjarjes kanë qenë të gjitha njësitë relevante.

“Me datë 01.11.2019 rreth orës 11:30 jemi informuar për vetëvrasje që ka ndodhur në fshatin Kushnin- Prizren. Trupi i pajetë i një gruaje Kosovare/Shqiptare u gjet në kulmin e shtëpisë së viktimës, nga vjehrra (dëshmitare), e cila e hoqi trupin e pajetë nga litari. Në vendin e ngjarjes kanë qenë të gjitha njësit përkatëse, Hetimet Rajonale dhe ekipi mjekësor. Në vendngjarje është konstatuar vdekja e viktimës nga ekipi mjekësor”, kanë thënë nga Policia.

Rasti është cilësuar si “vetëvrasje” teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Po ashtu, rasti është duke u hetuar nga Njësi i Specializuar i hetimeve rajonale në Prizren.

Viktima është e lindur në vitin 1981.