E rëndë: Mbytet një kosovar në plazhin e Durrësit

Një turist ka humbur jetën sapo është futur në det për tu larë.

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 12:46, në lagjen Nr.13,Durrës, shtetasi S.A., 49 vjeç, banues në Gjermani, është futur në det dhe ka gjetur vdekjen, raporton Top Channel.

I mbyturi është shtetas nga Kosova, por banues në Gjermani dhe kishte ardhur për pushime në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalor për arrest kardiak. Institucionet kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes fatale.