E thotë Kryeministri Hoti: Marrëveshja e arritur do krijojë mijëra vende të reja pune

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, është deklaruar edhe njëherë pas takimit që pati me delegacionin amerikan në zyrën e tij.

Ai tha se, marrëveshja e nënshkruar sonte do të krijoj mijëra vende të reja të punës.

“Kjo marrëveshje që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të reja pune, do ta shndërrojë Kosovën dhe regjionin në regjion më të integruar në aspektin e infrastrukturës dhe të zhvillimit ekonomik”, shkroi në Facebook, Avdullah Hoti.

Shefi i qeverisë u zotua se do të angazhohen në implementimin e plotë të marrëveshjeve.

“Ne jemi angazhuar komplet si qeveri, i kemi bërë përgatitjet e nevojshme dhe tash presim që në javët e ardhshme, konkretisht ministrat përkatës në qeveri, bashkë me pjesën e Administratës së ShBA-ve, të lëvizin konkretisht në zbatimin e marrëveshjes”, tha ai.