E turpshme: Dëmtohen varret e Azem e Shotë Galicës

Një vepër e turpshme ka ndodhur në fshatin Galicë, ku prehen dy heronjtë e kombit, Azem e Shotë Galica.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, disa persona të panjohur kanë dëmtuar varret e tyre, shkruan Reporteri.net.

Kjo vepër, për të cilën nuk dihen arsyet besohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Azem e Shotë Galica njihen si simbol i rezistencës shqiptare kundër pushtuesve serbë.

Shikoni fotot: