Edhe 7 raste të reja me Coronavirus, të gjitha nga një vendbanim

Sonte  janë testuar edhe 25 mostra të personave nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive për coronavirus.

Sipas IKPSHK të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim. Me këto shifra numri i të prekurve në Kosovë kap shifrën 86.

Instituti ka tërhequr vërejtjen se në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes.

Nga cilat qytete janë 8 rastet e konfirmuara me Coronavirus?

 

 

Pak minuta më parë Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me Coronavirus në Kosovë.