Edhe avokatja e Krasniqit nuk pajtohet me ZPS-në për fillimin e gjykimit në verën e ardhshme

Avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra nuk është pajtuar me propozimin e Prokurorisë që gjykimi të nis në verën e vitit 2021.

Alagendra shtoi se për këtë proces ju nevojitet kohë dhe mjete të mjaftueshme.

“E dëgjuam atë qa tha Prokuroria dhe ne nuk jemi fare dakord me parashtrimet e Prokurorisë, jam dakord me mendimet e kolegëve të mijë. Na duhet kohë dhe mjete të mjaftueshme që të bëjmë vlerësimin e procesit”, ka thënë Alagendra. /Telegrafi/