Edhe Driton Selmanaj nuk merr pjesë në votim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të votojnë për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë për kundërkandidat ka Nasuf Bejtën.

Mësohet se deri tani të paktën tre deputetë të LDK-së nuk kanë dalë të votojnë.

Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj nuk kanë votuar ndonëse ndodhen në sallë./IndeksOnline/