Janë konfirmuar edhe dy raste të reja me coronavirus në Kosovë, duke shkuar në 90 numri i përgjithëshëm.
IKSHPK përmes një njoftimi në Facebook shkruan se sot në Laboratorin e Mikrobilogjisë janë testuar gjithësejtë 38 mostra, ku dy prej tyre kan rezulltuar pozitiv me Covid-19.
”Sot me 28.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (38) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive”.
Në total nga 08.02.2020 deri me 28.03.2020 në laboratorin e Mikrobiologjisë janë testuar 1029 mostra të dyshimta thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
”Nga data 08.02.2020 deri me 28.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1029 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, rezultojnë pozitive gjithsej nëntëdhjetë (90) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.”