Jeton Beqiri ndau drejtësinë në dy gjysmëfinale të garave të pingpongut në Lojërat Olimpike Europiane në Minsk 2019.

Gjyqtari ndërkombëtar i pingpongut, Jeton Beqiri, po e ndan me sukses drejtësinë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Beqiri sot ka ndarë drejtësinë në dy gjysmëfinale të disiplinës individuale, atë të meshkujve ndërmjet Jonathan Groth (Danimarkë) – Lei Kou (Ukrainë) dhe atë të femrave mes Lian Ni Xia (Luksemburg) dhe Lu Fu (Portugali).